Sport

Unitedi siguron Trippierin

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Kieran Trippier pritet të jetë përforcimi i parë i Manchester Unitedit në afatin kalimtar të janarit.

Mediumet britanike kanë raportuar të premten se Unitedi tashmë ka arritur marrvëeshje si me Trippierin, ashtu edhe me Atletico Madridin. Thuhet se Atletico, do ta lirojë Trippierin për 20 milionë euro.

Anglezi 31-vjeçar ka kohë që ka kërkuar kthimin në Angli dhe me Unitedin pritet të firmos kontratë deri në verën e vitit 2024. Ai te Atletico u transferua në vitin 2019 nga Atletico dhe këtë edicion ka 15 paraqitje në të gjitha garat. Trippier ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2023.