Sport

Kumbulla rikthehet në formacion ndaj Genoas

Marash Kumbulla pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në Serie A.

Mbrojtësi shqiptar u lëndua derisa ishte me Shqipërinë. Ai u detyrua ta lë fushën para kohës në ndeshjen ndaj Anglisë për shkak të një lëndimi të pësuar. Por stafi mjekësor i skuadrës së Romës ka bërë të ditur se lëndimi i Kumbullës nuk është serioz.

21-vjeçari do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në Serie A ndaj Genoas.

Kumbulla këtë sezon ka bërë vetëm dy paraqitje për Romën në elitën e futbollit italian.