Sport

Strakosha pritet të largohet nga Lazio

Thomas Strakosha pritet të largohet nga skuadra e Lazios pasi ende nuk po arrihet gjuha e përbashkët për vazhdimin e kontratës.

Strakosha bashkë me spanjollin Patricio Gil, nuk janë më në planet e trajnerit Maurizio Sarri, derisa drejtori sportiv Igli Tare, po synon që në skuadër ta mbajë Luiz Felipen.

“Tuttomercatoëeb” shkruan se si Strakosha, ashtu edhe Gil, nuk kanë arritur të ambientohen nën urdhrat e trajnerit të ri.

Portieri i Shqipërisë, Strakosha, do të jetë pa kontratë në fund të sezonit. E ka humbur vendin e titullarit në konkurrencë me Pepe Reinan. Strakosha është paraqitur në katër ndeshje në të gjitha garat me lacialët në këtë edicon dhe ka pranuar tre gola.