Sport

Trepça vazhdon me fitore, mposht thellë Dritën

KB Trepça e ka konfirmuar pozitën e parë në Superligën e Kosovës pas fitores së thellë që e regjistroi ndaj skuadrës së Dritës. Në duelin e luajtur të mërkurën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë dhe që i takoi xhiros së dhjetë, Trepça triumfoi me shifrat 118:69.

Për Trepçën, kjo është fitorja e tetë këtë edicion që e forcon në krye të klasifikimit me 18 pikë të mbledhura. Ndërkohë, Drita mbetet ekipi i vetëm pa fitore në Superligë pasi regjistroi edhe humbjen e dhjetë rresht dhe mbetet e fundit në tabelë me dhjetë pikë të mbledhura. Drilon Hajrizi, e ka udhëhequr Trepçën drejt fitores duke e mbyllur ndeshjen me 20 pikë të shënuara, gjashtë kërcime e tre asistime.

Me lojë të mirë, te Trepça u dalluan edhe Taurus Cockfield (15), ndërsa Amin Hot, Samir e Burim Zekiqi realizuan nga 14 pikë secili. Te Drita, më efikasi ishte Qëndrim Demi me 16 pikë të shënuara, i përcjellë nga Isiah Johnson (15) dhe Bardh Jakupi (14).