Sport

Kosova merr vetëm një pikë ndaj Belgjikës, i vështirësohet rruga drejt fazës tjetër

 

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka barazuar në ndeshjen e dytë të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2023. Të dielën mbrëma në praninë e rreth 400 shikuesve në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kosova barazoi 28:28 me Belgjikën. Në fund, lojtarët e Kosovës kishin sulmet për të shënuar fitore, por nuk i realizuan.

Të mërkurën Kosova kishte pësuar me dy gola dallim në udhëtim nga Turqia dhe pritej fitore ndaj belgëve. Por ndeshja megjithatë u mbyll baras.