Sport

Skuadra nga Premier League e dëshiron Strakoshën

Newcastle Unitedi dëshiron të nënshkruajë me portierin e Lazios, Thomas Strakosha, ka bërë të ditur “The Sun”.

Madje drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm ta transferojnë portierin shqiptar qysh në afatin kalimtar të janarit.

26-vjeçari ka humbur vendin e titullarit te skuadra nga Roma dhe e dëshiron largimin.

Newcastle është gati të ofroj mbi 10 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Strakoshës