Borussia Dortmundi po udhëheqë 1:0 kundër skuadrës së Ajaxit në duelin e Grupit C në kuadër të Ligës së Kampionëve që po luhet në Gjermani.
Golin e vetëm në pjesën e parë në këtë takim, e ka shënuar sulmuesi Marco Reus që ka realizuar nga penalltia në minutën e 37-të.
Dortmundi është me një lojtar më pak pas përjashtimit të mbrojtësit Mats Hummels në minutën e 29-të.
Ndërkohë, në duelin tjetër të këtij grupi, Sporting i Lisbonës po avancon 3:0 përballë Beshiktashit, me golat e Pedro Gonçalvesit (31’ 38’) dhe Paulinhos (41’).