Dy gola të sulmuesit shqiptar Enis Bardhi i kanë ndihmuar Levantes të nxjerrë një pikë nga përballja me Atletico Madridin në kuadër të xhiros së 11-të në La Ligë.
Të dy golat Bardhi i realizoi nga penalltitë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAntoine Griezmann kaloi në epërsi Atleticon në minutën e 12-të, para se Bardhi të barazonte në minutën e 37-të.
Më pas Atletico kaloi sërish në epërsi në minutën e 76-të, por Bardhi shoi ëndrrat e mysafirëve për pikë të plota me penalltinë e konkretizuar në minutën e 90-të.
Pas 11 ndeshjesh, Levante ka vetëm gjashtë pikë dhe është e parafundit në tabelë. Atletico është e gjashta me 19 pikë nga 10 ndeshje të zhvilluara.