Sport

FBK-ja i del në mbrojtje lojtarit të Kosovës që po sulmohet nga mediat e Serbisë

 

Në kohën kur media të fuqishme botërore u morën me diskriminimin që u bëri Serbia boksierëve të Kosovës, mediume serbe me qëndrim të qartë antishqiptar, kanë nisur sulme ndaj një sportisti që e prezanton Kosovën.

Bëhet fjalë për basketbollistin Mikaile Tmushiq, që ka kohë që luan për përfaqësuesen e Kosovës. Tmushiq aktualisht është pjesë e kampionit të Kosovës, Golden Eagle Yllit. Fundori më parë ishte te Prishtina, ku po ashtu u paraqit me sukses. Ndërsa përvojën e parë në Kosovë e kishte te Bashkimi i Prizrenit.