Sport

Sociedadi fiton dhe merr kryesimin në La Liga

 

Portieri Matthew Ryan dha paraqitje të shkëlqyer në pjesën e parë në duelin të cilin Real Sociedadi e fitoi në udhëtim te Celta Vigo 2:0 të enjten mbrëma, në ndeshjen e xhiros së 11-të në La Liga.

Me pikët e plota nga ky duel, Sociedadi ngjitet në krye të tabelës në elitën e futbollit spanjoll me 24 pikë, tri më shumë se Real Madridi e Sevilla që e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. 21 pikë në vendin e katërt i ka edhe Real Betisi pas 11-të xhirove.