Sport

City e Arsenali në garë për Solomonin

Descriptive Text

Skuadrat nga Premier League, Manchester City dhe Arsenali janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Shakhtarit, Manor Solomon.

Mediumet angleze kanë njoftuar të enjten, se si City ashtu edhe Arsenali do të tentojnë transferimin e 22-vjeçarit gjatë afatit kalimtar të verës. Solomon ka kontratë me Shakhtarin deri në fund të vitit 2023 dhe ekipi nga Ukraina është i gatshëm ta lirojë nëse merr një ofertë mbi 25 milionë euro.

Solomon këtë sezon ka dy gola e po aq asistime në 17 paraqitje për Shakhtarin në të gjitha garat. Reprezentuesi i Izraelit iu bashkua Shakhtarit në janar të vitit 2019 për gjashtë milionë euro nga Maccabi Petah Tikva.