Real Madridi po bën të pamundurën për ta bindur mesfushorin francez Paul Pogba që të transferohet në “Santiago Bernabeu” në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontratë me Manchester Unitedin.
Mediumet spanjolle kanë raportuar të enjten se drejtuesit e Realit i kanë ofruar Pogbas pagë vjetore prej 15 milionë eurosh vetëm për ta bindur që të jetë pjesë e ekipit për sezonin e ri. Gjithashtu, madrilenët i kanë premtuar edhe një bonus prej 30 milionë eurosh edhe agjentit të Pogbas, Mino Raiolas vetëm për ta realizuar transferimin.
Pogba po heziton ta rinovojë kontratën me Unitedin pasi tashmë e ka refuzuar ofertën e ekipit anglez duke e lënë të hapur mundësinë e largimit në verë si lojtar i lirë. 28-vjeçari këtë edicion ka shtatë asistime në 13 ndeshje për Unitedin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016 nga Juventusi për 105 milionë euro.