Sport

Chelsea në garë për Icardin

Descriptive Text

Skuadra e Chelseat është futur në garë për shërbimet e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi, i cili do të largohet nga Paris Saint-Germaini në afatin kalimtar të janarit.

Krerët e Chelseat po e shohin Icardin si zëvendësim ideal për Timo Wernerin që nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe do të nxirret në shitje nga londinezët.

Icardi pëlqehet nga trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel dhe ekipi londinez është i gatshëm të ofrojë rreth 30 milionë euro për kartonin e tij.

28-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2024 kurse këtë sezon ka shënuar tre gola në 11 ndeshje në të gjitha garat. Krahas Chelseat, interesim për Icardin ka shfaqur edhe skuadra e Juventusit.