Sport

Sergi Roberto i pavendosur

Barcelona po insiston t’ia vazhdojë kontratën mesfushorit Sergi Roberto. Spanjolli është në vitin e fundit të kontratës me klubin katalonjas.

Krerët e klubit të Barçës tash e disa kohë janë në bisedime me Roberton, por ky i fundit ka refuzuar ofertën e klubit.

Barcelona thuhet se do tentojë sërish ta bindë 29-vjeçarin të mbetet në “Camp Nou”.

Klubi spanjoll i ka ofruar kontratë trevjeçare me rritje të dukshme të pagës.

Roberto këtë edicion në 11 ndeshje ka shënuar dy gola.