Sport

Barcelona dhe Real Madridi pas Ruedigerit

Real Madridi dhe Barcelona janë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Chelseat, Antonio Ruediger.

Mediat spanjolle kanë raportuar të martën se të dy klubet janë duke tentuar ta bindin gjermanin të transferohet në La Liga.

Ruediger është në vitin e fundit të kontratës me Chelsean, të cilën ende nuk e ka vazhduar. Në qershor të vitit të ardhshëm ai do të do jetë futbollist i lirë.

Mbrojtësi 28-vjeçar është një ndër lojtarët kryesorë këtë sezon te “Blutë e Londrës”.