Juventusi dëshiron ta blejë përfundimisht kartonin e sulmuesit, Alvaro Morata. Morata është i huazuar nga Atletico Madridi te Juventusi, me të drejtë blerjeje në fund të edicionit.
Sipas “Mundo Deportivos” drejtuesit e klubit italian ua kanë bërë me dije madrilenëve se janë të gatshëm ta transferojnë spanjollin.
Klubi nga Torino po kërkon që të mos paguajë klauzolën e vendosur nga Atletico Madridi. “Zonja e Vjetër” është e gatshme të ofrojë rreth 40 milionë euro për Moratan.
Klauzola e tij është 70 milionë euro. 29-vjeçari këtë sezon ka shënuar tri gola në 10 paraqitje në të gjitha garat.