Sport

Zidane refuzon skuadrën nga Premier League

 

Zinedine Zidane nuk ka asnjë interes të marrë drejtimin e skuadrës së Manchester Unitedit, pavarësisht se është i lidhur me një kalim në “Old Trafford”, raporton “Mundo Deportivo”.

Ish-trajneri i Real Madridit është një nga emrat e shpallur si një zëvendësues i mundshëm i Ole Gunnar Solskjaerit, pozicioni i të cilit është gjithnjë e më i pasigurt pas humbjes së thellë 5:0 të dielën nga Liverpool.