Sport

Suarezi shpëton nga humbja Atletico Madridin

Atletico Madridi ka arritur të marr një pikë në shtëpi të dielën në përballjen ndaj Real Sociedadit.

Madrilenët arritën të përmbysin epërsinë prej dy golave në pjesën e dytë për të mos e humbur ndeshjen (2:2).

Sociedadi në minutën e shtatë kaloi në epërsi me Alexander Sorloth. Asistoi Alexandre Isak.

Në pjesën e dytë udhëtuesit shënuan edhe një herë. Kësaj radhe sulmuesi suedez, Isak, në minutën e 48-të dyfishoi epërsinë.

Por vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të ngushtonin rezultatin në minutën e 61-të. Sulmuesi Luis Suarez shënoi për 2:1.

Sulmuesi uruguaian shënoi edhe në minutën e 77-të. Barazoi nga pika e bardhë.

Deri në fund vendasit tentuan ta fitonin ndeshjen por pa sukses.

Në këtë ndeshje në minutën e 89-të u inkuadrua Adnan Januzaj te Sociedadi.

Real Sociedadi pas 10 ndeshjeve në La Liga, është në pozitën e parë me 21 pikë derisa Atletico Madrid në pozitën e katërt me 18 pikë.