Atletico Madridi ka arritur të marr një pikë në shtëpi të dielën në përballjen ndaj Real Sociedadit.
Madrilenët arritën të përmbysin epërsinë prej dy golave në pjesën e dytë për të mos e humbur ndeshjen (2:2).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSociedadi në minutën e shtatë kaloi në epërsi me Alexander Sorloth. Asistoi Alexandre Isak.
Në pjesën e dytë udhëtuesit shënuan edhe një herë. Kësaj radhe sulmuesi suedez, Isak, në minutën e 48-të dyfishoi epërsinë.
Por vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të ngushtonin rezultatin në minutën e 61-të. Sulmuesi Luis Suarez shënoi për 2:1.
Sulmuesi uruguaian shënoi edhe në minutën e 77-të. Barazoi nga pika e bardhë.
Deri në fund vendasit tentuan ta fitonin ndeshjen por pa sukses.
Në këtë ndeshje në minutën e 89-të u inkuadrua Adnan Januzaj te Sociedadi.
Real Sociedadi pas 10 ndeshjeve në La Liga, është në pozitën e parë me 21 pikë derisa Atletico Madrid në pozitën e katërt me 18 pikë.