Interi dhe Juventusi kanë luajtur baras në ndeshjen kryesore në Serie A.
Kampioni në fuqi të dielën në shtëpi ka luajtur 1:1 në Derby d'Italia.
Në pjesën e parë ishin vendasit të cilët dominuan duke e shënuar një gol.
Në minutën e 17-të Edin Xheko arriti të kaloi Interin në epërs. Me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.
Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme me të dy ekipet që kishin mundësit shënimi. Te “Zonja e Vjetër”, rrezikuan Paulo Dybala dhe Alvaro Morata por nuk arritën të gjenin cakun. Por në minutën e 87-të “Zonja e Vjetër” arriti të fitojë penallti.
Pas konsultimit me sistemin VAR, gjyqtari kryesor akordoi penallti në të mirë të Juventusit.
Nga pika e bardhë i pagabueshëm u tregua Paulo Dybala që realizoi për 1:1.
Me këtë barazim Interi është në pozitën e tretë me 18 pikë derisa Juventusi në vendin e gjashtë me 15 pikë.