1 perditesime
14:57

Drenica fiton ndaj Dukagjinit dhe rikthehet në vendin e dytë

Drenica e ka mposhtur Dukagjinin me rezultatin 2:0, në ndeshjen e luajtur sot në Skenderaj. Ky duel i takoi javës së 11-të të Superligës.

Të dy golat për Drenicën i realizoi braziliani Dennison.

Të parin e shënoi nga penalltia në minutën e 36-të.

Penalltia u shkaktua nga Ilir Syla, i cili në zonë ndali Osman Mziun dhe gjyqtari Shpëtim Murtezi tregoi në pikën e bardhë. Syla u ndëshkua me karton të kuq.

Ndërkaq golin e dytë dhe të fundit në këtë ndeshje, Dennisoni e shënoi në minutën e 70-të.

Me këtë fitore, Drenica është rikthyer në vendin e dytë në renditje me 20 pikë, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e tretë.

Ndërkaq, Dukagjini zë pozitën e tetë me dhjetë pikë.

13:57

Drenica e mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Dukagjinit

Drenica është duke e mposhtur Dukagjinin me rezultatin 1:0, në ndeshjen që po zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Golin për drenicasit e ka shënuar braziliani Dennison në minutën e 36-të nga penalltia.

Penalltia u shkaktua nga Ilir Syla, i cili në zonë ndali Osman Mziun dhe gjyqtari Shpëtim Murtezi tregoi në pikën e bardhë. Syla u ndëshkua me karton të kuq.

Në minutën e 42-të, Baton Zabërgja shënoi golin e dytë, por u anulua për pozitë jashtë loje pas rishikimit të sistemit VAR.