Sport

Beckham do të prezantohet si fytyrë e Botërorit “Katar 2022”

Foto: Reuters

Legjenda e futbollit anglez David Beckham do të prezantohet si fytyra e Botërorit “Katar 2022”, raporton Sky Sports.

Me marrëveshjen e arritur me organizatorët e Botërorit, Beckham pritet të fitojë afro 150 milionë funte.

Beckham 46-vjeçar është pensionuar nga futbolli në maj të vitit 2013, pas një karriere 20-vjeçare ku fitoi 19 trofe të mëdhenj.

Ai luajti në klube si Manchester United, Real Madrid, Milan e Paris Saint-Germain, si dhe në SHBA te LA Galaxy.

Aktualisht është pronar i klubit të ligës MLS në SHBA, Inter Miami.