Sport

Boks, i biri i Holyfieldit po vazhdon të impresionojë

I biri i legjendës së boksit Evander Holyfield, po vazhdon të impresionojë në këtë sport.

Evan Holyfield, të shtunën mbrëma në Atlanta triumfoi me nokaut në raund të dytë ndaj Charles Stanfordit.

Për Evanin 24-vjeçar, që garon në kategorinë supervelter, kjo ishte fitorja e tetë na po aq meçe në boksin profesionist dhe e gjashta me nokaut.

Babai i Evanit, Evander Holyfield ishte kampion i padiskutueshëm në peshën kruzer në fund të viteve 1980-ta dhe më pas në peshën e rëndë në fillim të viteve 1990-ta. Të famshme janë përballjet e tij me Mike Tysonin. Në një nga përballjet me Tysonit në vitin 1997, Holyfieldit iu kafshua veshi nga Tysoni.

Në boksin profesionist Evander Holyfield kishte fituar 44 nga 57 përballjet, ka pësuar dhjetë humbje e barazuar dy herë.