Milani nuk pati punë të lehtë në udhëtim te Bologna, pavarësisht se këta të fundit luajtën me dy lojtarë më pak që nga minuta e 58-të.
Milani triumfoi 4:2, por megjithatë ishte një fitore mjaft e vështirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRossonerët shënuan dy gola përmes Leaos (16’) dhe Calabrias (35’). Paraprakisht, Soumaoro i Bolognas ishte ndëshkuar direkt me të kuq.
Me të filluar pjesa e dytë, Bologna arriti të shënonte dy gola të shpejtë pavarësisht se ishte me një lojtar më pak në fushë. Autogoli i Ibrahimoviq (49’) dhe Barrow (52’) baraspeshuan sfidën.
Por për t’ia lehtësuar punën Milanit u përkujdes gjyqtari Valeri, që ndëshkoi direkt me të kuq Sorianon (58’) për ta lënë me nëntë lojtarë në fushë ekipin vendas.
Milani golin e epërsisë e realizoi në të 83-n përmes Bennacer, para se Ibrahimoviq në fund të vuloste rezultatin.
Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e parë me 25 pikë, një më shumë se Napoli që ka një ndeshje më pak, kurse Bologna e teta me 12 pikë.