Sport

Berisha shënon “hat-trick” në fitore

 

Sulmuesi i përfaqësueses së Norvegjisë, Veton Berisha ka shkëlqyer të shtunën në fitoren e Vikingut në elitën e futbollit norvegjez.

Berisha shënoi tre gola në fitoren 5:1 ndaj Lillestroem. Ai shënoi në minutën e 68-të, të 73-të dhe në minutën e 82-të. Ndeshja i takoi javës së 23-të të kampionatit norvegjez. Vikingu renditet i treti me 41 pikë. Lillestroem është i gjashti me 35 pikë. Udhëheq Molde me 47 pikë.