Sport

Newcastle e dëshiron Simeonen

Foto: Reuters

Newcastle United është në kërkim të një trajneri të ri. Pas largimit të Steve Brucet, klubi anglez po synon të sjellë një trajner të njohur.

Së fundmi, thuhet se drejtuesit e kubit anglez janë duke e monitoruar situatën e trajnerit, Diego Simeone, tek Atletico Madridi. Pronarët e rinj thuhet se do të tentojnë ta bindin argjentinasin ta marrë drejtimin e skuadrës.

Simeone ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2024.