Manchester Unitedi po planifikon ta mbajë Paul Pogban. Mesfushori francez është në vitin e fundit të kontratës me “Djajtë e Kuq”.
Pogba nuk ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës dhe në qershor të vitit të ardhshëm mund të largohet si futbollist i lirë.
Por, skuadra angleze dëshiron ta bindë lojtarin të mbetet në “Old Trafford”.
Unitedi është i gatshëm t’i ofrojë rritje të dukshme të pagës Pogbas për të mbetur në Ishull. Interesim për 28-vjeçarin kanë shprehur Real Madridi dhe Juventusi.