Sport

Zidane mund ta marrë drejtimin e Unitedit

Zinedine Zidane vazhdon të mbetet pa punë. Trajneri francez është lidhur me skuadra të ndryshme që prej largimit nga Real Madridi.

Së fundmi, mediat angleze kanë bërë të ditur se për Zidanen interesim ka shprehur Manchester Unitedi. “Djajtë e Kuq” mund ta largojnë trajnerin, Ole Gunnar Solskjaer, pasi nuk janë të kënaqur me ecurinë e skuadrës në Premier League.

Trajneri Zidane po shihet si zëvendësues ideal i trajnerit Solskjaer.

Zidane është lidhur edhe me Përfaqësuesen e Francës.