1 perditesime
17:53

Broja shënon në barazimin e Southamptonit

Armando Broja ka shënuar golin e dytë në Premier League, në po aq ndeshje sa e ka nisur si titullar për Southamptonin.

Broja realizoi në barazimin 2:2 të skuadrës së tij ndaj Burnleyt.

Për sulmuesin shqiptar ky ishte goli i katërt me fanellën e Sottonit, përfshirë edhe ndeshjet në Kupë.

Me këtë barazim, Southamptoni është në vendin e 16-të me tetë pikë, ndërsa Burnley me katër pikë renditet i 18-ti.

17:11

Broja shënon sërish për Southamptonin dhe feston me shqiponjë

Armando Broja ka gjetur golin në ndeshjen ndaj Burnleyt.

Sulmuesi shqiptar, ka kaluar Southamptonin në epërsi prej 2:1 në minutën e 50-të dhe festoi golin duke bërë simbolin e shqiponjës. Kjo ndeshje i takon xhiros së nëntë në Premier League.

Për Brojën, ky është goli i dytë këtë edicion në Premier League, pas atij golit kundër Leedsit një javë më parë. 

Ar