Sport

AIBA: Sporti duhet të jetë i lirë nga politika

Federata Ndërkombëtare e Boksit ka dalë me reagim publik pasi Serbia ua ndaloi hyrjen në territor të vetin boksierëve nga Kosova që ishin nisur për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit.

AIBA në reagimin e saj ka kujtuar që Kosova është anëtare e Federatës Ndërkombëtare që nga viti 2014 dhe se nuk pret që Federata e Kosovës duhet të trajtohet ndryshe nga delegacionet tjera anëtare të AIBA-s.

“AIBA synon të ofrojë shtëpi mikpritëse për çdo boksier, dhe bota e boksit s’ka kufij. Ne besojmë se ata atletë duhet të kenë shansin e drejtë për të garuar dhe demonstruar aftësitë e tyre në ring. Sporti ka qëllimin për t’i bashkuar njerëzit dhe duhet të jetë i lirë nga politikat kombëtare. AIBA është në kontakt me organizatorët e Botërorit, Federatën e Boksit të Serbisë, në përpjekje për të zgjidhur çështjen”, thuhet në reagim.