Sport

Fiton Ulpiana, Malisheva pëson disfatën e tretë rresht

Descriptive Text

Ulpiana e drejtuar nga Edlir Tetova ka marrë pikët e plota në udhëtim te Malisheva.

Ulpiana fitoi të shtunën ndaj Malishevës me rezultatin 2:1 në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës.

Golat për Ulpianën i realizuan Marclei Santos (17’) dhe Ardi Shala (52’). Për vendësit nga penalltia realizoi Gentrit Ulluri (90’). Ulpiana mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Gentian Emini u ndëshkua me të kuq në momentin kur u shkaktua penalltia për vendësit.

Pas 11 xhirove, Malisheva mbetet në pozitën e gjashtë me 12 pikë, ndërsa Ulpiana ka 10 pikë në vendin e nëntë.

Drita – Malisheva dhe Ulpiana – Ballkani do të jenë duelet e xhiros së 11-të për këto dy skuadra.