Sport

Newcastle synon transferimin e Diazit

Newcastle United dëshiron që ta përforcojë skuadrën në afatin kalimtar të verës, me pronarët e rinj arab të skuadrës që pritet të shpenzojnë shumë para.

Sipas mediave portugeze, Luis Diaz i Portos mund të bëhet transferimi i parë për skuadrën nga Premier League, e cila renditet në vendin e 19-të në tabelë.

Sulmuesi i Portos ka shënuar shtatë gola në 11-të paraqitje në të gjitha garat këtë edicion.

“Sport TV” ka shkruar të premten se Newcastle pritet ta paguajë klauzolën e futbollistit që është 80 milionë euro.