Sport

Marseille synon ta ndalë PSG-në

Derbi i madh francez ndërmjet Olympique Marseille dhe Paris Saint-Germainit do të luhet në xhiron e 11-të të ligës franceze.

Në “Velodrome” ekipi i drejtuar nga trajneri Jorge Sampaoli do të kërkojë t’ia shkaktojë humbjen e dytë këtë edicion liderit, PSG-së. Marseille është në pozitën e tretë me 27 pikë, 10 më pak se PSG-ja që ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Te parisienët nga minuta e parë do të jetë dyshja Kylian Mbappe dhe Lionel Messi derisa do të mungojë Neymar shkaku i lëndimit.

Lyoni ku aktivizohet Xherdan Shaqiri do të jetë mysafir i Nices.

Clermont do të kërkojë fitoren e dytë në udhëtim te Nantesi. Në këtë takim pritet të luajë sulmuesi kosovar, Elbasan Rashani.