Sport

Chelsea ofron 60 milionë euro për Mendyn

Chelsea ka bërë gati një ofertë të majme për ta bindur skuadrën e Real Madridit në lirimin e mbrojtësit të krahut të majtë, Ferland Mendy.

Për kartonin e Mendyt, Chelsea do të ofrojë 60 milionë euro dëmshpërblim. Mendy po pëlqehet nga trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel që nuk është i kënaqur me paraqitjet e Marcos Alonsos dhe Ben Chillwellit në krahun e majtë.

Mendy sapo është rikuperuar nga lëndimi dhe këtë edicion ka vetëm një paraqitje për Realin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.