Sport

Barella vendos për të ardhmen

Nicolo Barella është i gatshëm ta vazhdojë kontratën me Interin. Mediat italiane kanë raportuar të premten se mesfushori do të nisë shumë shpejt bisedimet me krerët e klubit.

Klubi zikaltër do t’i ofrojë kontratë pesëvjeçare që do ta mbajë mesfushorin te Interi deri në vitin 2029.

Kontrata aktuale e 24-vjeçarit skadon në vitin 2024.

Këtë edicion Barella në 11 ndeshje ka shënuar një gol dhe ka bërë gjashtë asistime.