Napoli ka shënuar tre gola të vonshëm për të ndalë hovin e Legia Varshavës në Ligën e Evropës. Në ndeshjen e grupit C, të luajtur të enjten mbrëma, Napoli ka fituar 3:0.
Lorenzo Insigne shënoi për 1:0 në minutën e 76-të, ndërsa asistoi për Victor Osimhen që shënoi në minutën e 80-të për 2:0. Matteo Politano shënoi gol tjetër për Napolin në minutën e 95-të.
Amir Rrahmani është aktivizuar në minutën e 81-të në vend të Insignes. Te Legia startoi Ernest Muçi që u zëvendësua në minutën e 71-të. Lirim Kastrati luajti prej minutës së 71-të. Jurgen Celhaka qëndroi në stol.
Legia kishte fituar dy ndeshjet e para dhe udhëheq në grup me 6 pikë pas tri ndeshjeve. Napoli shënoi fitoren e parë. Është i dyti me 4 pikë.