Jose Mourinho ka regjistruar rezultatin më të keq në karrierën e tij si trajner. Portugezi, që drejton Romën, u mposht nga kampioni i Norvegjisë, Bodo/Glimt, 6:1 në kuadër të Ligës së Konferencës.
Bodo/Glimt u bë skuadra e parë që i shënon 6 gola një ekipi të drejtuar nga Mourinho.
Deri tani, humbja më e rëndë e Mourinhos ishte 5:0 nga Barcelona, në kohën sa ishte trajner i Real Madridit.