Sport

Pique, lojtari më i moshuar që ka shënuar për Barçën

 

Gerard Pique, shënoi golin e fitores për Barcelonën në ndeshjen kundër Dinamo Kyivit, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Ky ishte triumfi i parë i Barçës në Champions këtë edicion, pas dy humbjeve rresht. Po ashtu, ishte edhe goli i parë i shënuar. Pique është bërë lojtari më i moshuar që ka realizuar gol për Barcelonën në Ligën e Kampionëve.