Sport

Kosova bie për katër pozita në ranglistën e FIFA-s

 

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar rënie në ranglistën e FIFA-s, të publikuar të enjten për muajin tetor.

Në ranglistën e re të FIFA-s, Kosova ka pësuar rënie për katër pozita dhe në këtë kanë ndikuar humbjet e këtij muaji nga Suedia (3:0) e Gjeorgjia (1:0) në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.