Youri Tielemans përfundimisht do të largohet nga skuadra e Leicesterit në fund të këtij edicioni.
Mediumet britanike kanë njoftuar të mërkurën se Tielemans ka refuzuar edhe ofertën e fundit të klubit anglez për rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2023.
Bëhet e ditur se belgu është i vendosur që karrierën ta vazhdojë diku tjetër dhe këtë ia ka bërë me dije edhe klubit që për lirimin e tij po kërkon mbi 30 milionë euro.
24-vjeçari iu bashkua Leicesterit në vitin 2019 nga Monaco dhe këtë sezon ka shënuar dy gola e ka bërë tri asistime në 13 ndeshje në të gjitha garat.
Interesim për transferimin e tij, tashmë kanë treguar skuadrat si Manchester United, Chelsea, Liverpool, Real Madrid, Atletico Madrid e Bayern Munich.