Sport

Melo mund të kthehet te Galatasaray

Descriptive Text

Mesfushori brazilian Felipe Melo ka gjasa të mëdha që të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Galatasarayt në afatin kalimtar të janarit.

Mediumet në Turqi kanë raportuar të mërkurën se krerët e ekipit turk tashmë kanë nisur negociatat me Melon, i cili është i gatshëm të rikthehet te Galatasaray.

Madje, Melos i është ofruar kontratë deri në verën e vitit 2023 nga Galatasaray.

Melo te Galatasaray mund të transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata me Palmeirasin i skadon në fund të këtij viti.

38-vjeçari ka luajtur për Galatasarayn prej vitit 2012 deri në vitin 2015 dhe ka fituar tetë trofe, përfshirë tre tituj kampioni të Turqisë.