Një tifoz i futbollit, 63-vjeçar, po lufton për jetën pasi u sulmua në parkingun e stadiumin të martën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Brugges që u zhvillua në Belgjikë.
Autoritetet belge kanë konfirmuar se janë arrestuar pesë tifozë të cilët e lanë një tifoz të Manchester Cityt në gjendje kritike pas sulmit në Drongen.
Guido De Pauw, 63-vjeçar, dy shokë të tij dhe i biri, ishin në parkingun e stadiumit kur tifozë të Club Brugget ia morën shallin dhe e goditën në kokë.