Sport

Zidane mund të bëhet trajner në Premier League

 

Zinedine Zidane është emri i radhës që mund ta zëvendësojë Ole Gunnar Solskjaerin te skuadra e Manchester Unitedit. Kështu kanë bërë të ditur mediat franceze të martën.

Klubi anglez thuhet se mund ta kontaktojë trajnerin që është i papunë që prej largimit të tij nga Real Madridi. Solskjaer thuhet se mund të shkarkohet pas rezultateve të dobëta në këtë sezon.