Milani është duke përgatitur kontratë të re për mbrojtësin e krahut të majtë, Theo Hernandezin.
Forma e mirë e mbrojtësit francez ka bërë që drejtuesit e klubit “kuqezi” ta shpërblejnë me kontratë të re Theon.
Sipas “Corriere dello Sport” Milani do t’i ofrojë kontratë të re për ta mbajtur në “San Siro” deri në vitin 2026.
Drejtuesit e klubit “Rossonerët” thuhet se janë të vendosur të refuzojnë ofertat nga klubet tjera për francezin.
Për 24-vjeçarin interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane.