Sport

Milani nuk heq dorë nga Kamara

Milani nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Marseilles, Boubacar Kamara, raporton “Calciomercato”.

“Rossonerët” kanë ndjekur zhvillimin e 21-vjeçarit gjatë viteve të fundit dhe mund të bëj zyrtare interesimin në verën e vitit 2022.

Milani po e shikon Kamaran si zëvendësim të mundshëm të Franck Kessies, i cili pritet të largohet nga “San Siro”.