Sport

Juventusi synon dy mesfushorë gjatë janarit

Skuadra e Juventusit po synon transferimin e dy mesfushorëve gjatë afatit kalimtar të dimrit.

“Tuttosport” ka bërë të ditur se trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri po insiston për dy mesfushorët që po luajnë në Bundesligë, Axel Witselin e Dortmundit dhe Denis Zakarian e Gladbachut.

Juventusi së shpejti pritet t’i nis negociatat me mesfushorët, të cilët kanë kontratë me klubet gjermane deri në fund të këtij edicioni.