Vendi i fundit në tabelën e Serie A, Salernitana, e ka shkarkuar trajnerin Fabrizio Castori, pas vetëm një fitoreje në tetë ndeshje.
Njoftimi është bërë të dielën pasi Salernitana humbi 2:1 nga Spezia në ligën italiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë trajneri i tretë i shkarkuar në Serie A këtë sezon pasi Igor Tudor e zëvendësoi Eusebio Di Francescon në Hellas Verona dhe Walter Mazzarri shkoi në vend të Leonardo Semplici në Cagliari.
Pasuesi i Castorit nuk është bërë i ditur.
Salernitana po luan në elitën e futbollit italian për herën e parë në më shumë se 20 vjet.
Castori e drejtoi ekipit kur skuadra doli e dyta në Serie B edicionin e kaluar dhe siguroi plasmanin në Serie A.