Ole Gunnar Solskjaer do të vazhdojë të mbetet trajner i Manchester Unitedit.
Mediat angleze kanë bërë të ditur të dielën se përkundër humbjes nga Leicesteri, trajneri norvegjez ka mbështetjen e bordit të kubit.
Trajneri 42-vjeçar ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2024.
Në katër ndeshjet e fundit “Djajtë e kuq” nuk dinë për fitore në Premier League.
Unitedi është në pozitën e pestë me 14 pikë të tubuara.