Sport

Sigal Prishtina, finalistja e dytë e Superkupë Mbarëkombëtare

 

Sigal Prishtina është kualifikuar në finale të Superkupës Mbarëkombëtare, duke e mundur Vllazninë në Shkodër me rezultat 72:80 (26:16, 17:23, 15:21, 14:20).

Hapjen solemne të ndeshjes e bëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa kishte një numër të madh të mysafirëve, kurse palestra në Shkodër, ishte gati e mbushur me tifozë.