Sport

Chelsea rimerr pozitën e parë

Chelsea ka rimarrë pozitën e parë në Premier League. Të shtunën, “Blutë e Londrës” në udhëtim mposhtën Brentfordin me shumë vështirësi 1:0.

Me këtë fitore, londinezët mbajnë pozitën e parë me 19 pikë pas tetë ndeshjeve.

Golin e tri pikëve për ekipin e Chelseat e shënoi Ben Chillwell në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë vendasit tentuan të barazonin, duke goditur një herë edhe shtyllën, por pa sukses.